Monday, August 5, 2013

Ronaldo më i paguar se Messi



Cristiano Ronaldo raportohet se ka nënshkruar kontratën e re pesë vjeçare me Real Madrid që kap vlerën e 75 milionë funteve.

Portugezi duket se ka shuar thashethëmet që flisnin për një rikthim të tij të mundshëm në Manchester United, pasi me marrëveshjen e re 28 vjeçari do të pensionohet në gjigantin spanjoll.

Gazeta “Marca” shkruan se Ronaldo do të fitoi rreth 900.000 funte në sezon më shumë se super ylli i Barcelonës Lionel Messi, duke e bërë atë lojtarin më të paguar në Spanjë.

Ronaldo, i cili në vitin 2009 i kushtoi skuadrës 80 milionë funte, është takuar me presidentin Florentino Perez në Los Angeles dhe duket se kanë tejkaluar dallimet.

Në fundjavë Ronaldo nuk deshi të fliste lidhur me të ardhmen e tij por tha se ndihet mirë si futbollist i klubit mbretërorë.

No comments:

Post a Comment