Wednesday, August 7, 2013

Dani Alves zemërohet nga trajtimi i Barcelones ndaj Abidal


Dani Alves është i zemëruar mbi trajtimin e Barcelonës ndaj Eric Abidal, i cili u lirua në një transferim të lirë këtë verë, pasi është kthyer nga lufta ndaj kancerit.

33-vjeçari, tani mbrojtës i Monaco-s, luftoi drejt rrugës së kthimit te tij në ushtrimet e plota në palestër pas transplantimit të mëlçisë në prill 2012.

"Largimi i Abidal-it ishte një surprizë shumë e pakëndshme. Vendimi për lirimin e tij, vërtetë më ka mërzitur shumë", tha kombëtarja e Brazil-it.

"Kam kërkuar nga ai të vazhdojë me Barcelonën pas gjithë asaj që kishte ndodhur dhe se si ai luftoi rrugën e tij drejt kthimit. Megjithatë, kur ai u kthye nuk arriti një marreveshje të re me klubin.

"Nëse Barcelona është më shumë se një klub, atëherë duhet t'i jepte mbështetje atij pas shërimit... Edhe pse e gjithe ngjarja la një shije te hidhur.

"Unë dëshiroj që futbolli të jetë pak më i drejtë. Eric Abidal do të vazhdojë të jetë një shembull për t'u ndjekur nga unë."

Alves gjithashtu shprehu keqardhje për vendimin e mesfushorit Thiago Alcantara ndaj Bayern Munich për t'u larguar nga klubi.

Ai shtoi: "Thiago është miku im dhe unë e di se ai dëshiroi të luante ende. Unë mendoj se ai u largua shumë herët pasi ai eshte ende i ri dhe po behet shume i rëndësishem, megjithate ai morri një vendim të guximshëm.".

No comments:

Post a Comment