Sunday, August 25, 2013

Liverpool shënon fitoren e dytë radhazi



Liverpooli e ka shënuar fitoren e dytë në sezonin e ri të Ligës Premier, pasi ka mposhtur në udhëtim Aston Villa-n me rezultat minimal 1:0.

Liverpooli e filloi më mirë takimin, duke dominuar lehtë edhe pa Luis Suarez-in.

Coutinho ishte më i miri në fushë, kurse Aston Villa kishte vështirësi në organizimin e aksioneve.

Pas një pasimi të Jose Enriques, ishte Daniel Sturridge ai që në mënyrë bukur kaloi një mbrojtës dhe si një mjeshtër i vërtetë realizoi me të majtën për 1-0 (21’).

Ky ishte edhe goli i vetëm i këtij takimi, i cili ishte mjaft interesant deri në fund, por pa gola të tjerë.

Liverpooli pas javës së dytë i ka gjashtë pikë, me dy fitore nga dy takime. //Top news plus//

Friday, August 23, 2013

Suarez nuk do të largohet nga Liverpool



Ylli i Liverpool-it, Luis Suarez, ka pranuar se do të qëndrojë edhe një sezon te Liverpool-i, por ky vendim i cili është marrë pa dëshirën e tij do ta bëj më ta lehtë largimin e tij pas përfundimit të sezonit.

Liverpool-i beson se tashmë e ka fituar betejën e sagës më të madhe transferuese për Luis Suarez-in, përkundër interesimit të shtuar të Real Madridit në orët e fundit.

Suarez sipas Goal.com e ka pranuar realitetin dhe ka vendosur që të qëndrojë edhe pse është mjaft i hidhëruar me klubin.

“Luis do të qëndrojë edhe për një vit. Ai është shumë i hidhëruar, shumë i zhgënjyer me këtë. E bën vendimin për t’u larguar vitin e ardhshëm shumë më të lehtë”, ka theksuar një burim pranë Suarez për Goal. //TOP NEWS PLUS.

Lewandowski shënon fitoren e radhës për Dortmundin




Dortmundi e ka realizuar fitoren e tretë këtë sezon, pas triumfit me rezultat 1-0 në shtëpi ndaj Werder Bremen-it.

Dortmundi u paraqit me formacion sulmues që nga fillimi i takimit, ku u shfaqën Reus dhe Mkhitaryan në formacionin startues, kurse Aubameyang ishte në zhveshtore.

Gjatë gjithë takimit Dortmundi ishte dominues, si me sulme të shumta,  poashtu edhe me goditje në portën kundërshtare (rreth 35 goditje).

Sidoqoftë, goli erdhi vetëm pas minutës së 55-të, kur Marco Reus ndihmoi Robert Lewandowskin të shënojë për 1-0 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.

Me këtë fitore Dortmundi mban pozitën e parë me nëntë pikë në tabelë pas tri ndeshjeve, të gjitha fitore për klubin nga Signal Iduna Park .// TOP NEWS PLUS.

Wednesday, August 7, 2013

Dani Alves zemërohet nga trajtimi i Barcelones ndaj Abidal


Dani Alves është i zemëruar mbi trajtimin e Barcelonës ndaj Eric Abidal, i cili u lirua në një transferim të lirë këtë verë, pasi është kthyer nga lufta ndaj kancerit.

33-vjeçari, tani mbrojtës i Monaco-s, luftoi drejt rrugës së kthimit te tij në ushtrimet e plota në palestër pas transplantimit të mëlçisë në prill 2012.

"Largimi i Abidal-it ishte një surprizë shumë e pakëndshme. Vendimi për lirimin e tij, vërtetë më ka mërzitur shumë", tha kombëtarja e Brazil-it.

"Kam kërkuar nga ai të vazhdojë me Barcelonën pas gjithë asaj që kishte ndodhur dhe se si ai luftoi rrugën e tij drejt kthimit. Megjithatë, kur ai u kthye nuk arriti një marreveshje të re me klubin.

"Nëse Barcelona është më shumë se një klub, atëherë duhet t'i jepte mbështetje atij pas shërimit... Edhe pse e gjithe ngjarja la një shije te hidhur.

"Unë dëshiroj që futbolli të jetë pak më i drejtë. Eric Abidal do të vazhdojë të jetë një shembull për t'u ndjekur nga unë."

Alves gjithashtu shprehu keqardhje për vendimin e mesfushorit Thiago Alcantara ndaj Bayern Munich për t'u larguar nga klubi.

Ai shtoi: "Thiago është miku im dhe unë e di se ai dëshiroi të luante ende. Unë mendoj se ai u largua shumë herët pasi ai eshte ende i ri dhe po behet shume i rëndësishem, megjithate ai morri një vendim të guximshëm.".

Monday, August 5, 2013

Ronaldo më i paguar se Messi



Cristiano Ronaldo raportohet se ka nënshkruar kontratën e re pesë vjeçare me Real Madrid që kap vlerën e 75 milionë funteve.

Portugezi duket se ka shuar thashethëmet që flisnin për një rikthim të tij të mundshëm në Manchester United, pasi me marrëveshjen e re 28 vjeçari do të pensionohet në gjigantin spanjoll.

Gazeta “Marca” shkruan se Ronaldo do të fitoi rreth 900.000 funte në sezon më shumë se super ylli i Barcelonës Lionel Messi, duke e bërë atë lojtarin më të paguar në Spanjë.

Ronaldo, i cili në vitin 2009 i kushtoi skuadrës 80 milionë funte, është takuar me presidentin Florentino Perez në Los Angeles dhe duket se kanë tejkaluar dallimet.

Në fundjavë Ronaldo nuk deshi të fliste lidhur me të ardhmen e tij por tha se ndihet mirë si futbollist i klubit mbretërorë.

Manchester United refuzon ofertën e dytë të klubit Chelsea për Wayne Rooney





Kampioni i Premier Liges Angleze Manchester United ka refuzuar ofertën e dytë të bërë nga Chelsea për sulmuesin anglez Wayne Rooney.

Oferta e fundit që është bërë dje ishte 25 milion funte (38.000.000 dollar ), si dhe bonuset.
"Oferta ishte hedhur poshtë menjëherë nga klubi" ka thënë zëdhënësi i Manchester United-it Philip Townsend, pa bërë publike detajet financiare. "Qëndrimi ynë mbetet se ai nuk është në shitje."

Rooney është ende i etur për të lënë Old Trafford-in dhe është duke bërë një kërkesë zyrtare për transferim, shtoi BBC. Ai pritet të udhëtojë sot për në Suedi me skuadrën e tij për një ndeshje para fillimit të sezonit kundër AIK nesër në Stokholm, tha ai.