Monday, August 5, 2013

Manchester United refuzon ofertën e dytë të klubit Chelsea për Wayne Rooney





Kampioni i Premier Liges Angleze Manchester United ka refuzuar ofertën e dytë të bërë nga Chelsea për sulmuesin anglez Wayne Rooney.

Oferta e fundit që është bërë dje ishte 25 milion funte (38.000.000 dollar ), si dhe bonuset.
"Oferta ishte hedhur poshtë menjëherë nga klubi" ka thënë zëdhënësi i Manchester United-it Philip Townsend, pa bërë publike detajet financiare. "Qëndrimi ynë mbetet se ai nuk është në shitje."

Rooney është ende i etur për të lënë Old Trafford-in dhe është duke bërë një kërkesë zyrtare për transferim, shtoi BBC. Ai pritet të udhëtojë sot për në Suedi me skuadrën e tij për një ndeshje para fillimit të sezonit kundër AIK nesër në Stokholm, tha ai.

No comments:

Post a Comment