Friday, August 23, 2013

Lewandowski shënon fitoren e radhës për Dortmundin




Dortmundi e ka realizuar fitoren e tretë këtë sezon, pas triumfit me rezultat 1-0 në shtëpi ndaj Werder Bremen-it.

Dortmundi u paraqit me formacion sulmues që nga fillimi i takimit, ku u shfaqën Reus dhe Mkhitaryan në formacionin startues, kurse Aubameyang ishte në zhveshtore.

Gjatë gjithë takimit Dortmundi ishte dominues, si me sulme të shumta,  poashtu edhe me goditje në portën kundërshtare (rreth 35 goditje).

Sidoqoftë, goli erdhi vetëm pas minutës së 55-të, kur Marco Reus ndihmoi Robert Lewandowskin të shënojë për 1-0 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.

Me këtë fitore Dortmundi mban pozitën e parë me nëntë pikë në tabelë pas tri ndeshjeve, të gjitha fitore për klubin nga Signal Iduna Park .// TOP NEWS PLUS.

No comments:

Post a Comment